Ylli i La Liga-s: Jam i pasur dhe bëj shumë seks

Futboll

Ylli i La Liga-s: Jam i pasur dhe bëj shumë seks

Më: 15 maj 2019 Në ora: 00:21
Inaki Williams

Inaki Williams ka qenë protagonist me Athletic Bilbao-n në këtë sezon. Falë tij, ekipi bask ka përkëdhelur për një kohë të gjatë ëndrrën e Champions League dhe tani, kur ka mbetur një javë nga fundi i kampionatit, mjafton një pikë për të festuar kualifikimin në Europa League. 

Williams ka zhvilluar një sezon të rëndësishëm, me 13 gola dhe 4 asiste në La Liga. Gjithsesi, këto ditë është folur për të jo për shkak të një goli, por për një intervistë të veçantë të dhënë nga futbollisti. 

24-vjeçari nuk e ka patur problem t'u japë përgjigje disa pyetjeve të sikletshme gjatë emisionit televiziv "La Resistencia". "Pasuria ime? Nuk e di me saktësi, le të themi se është mes 5 dhe 10 milionë euro. Marrëdhënia ime me seksin është shumë e mirë, e bëj 4 herë në javë". 

Sulmuesi ka zbuluar edhe një pasion tjetër përveç futbollit, atë të video-lojërave: "Luaj Fortnite natën. Kur luaj bërtas shumë, aq sa tremb edhe komshinjtë", ka zbuluar sulmuesi.  

Williams mund të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës. Ai ka hyrë në historinë e Bilba-s dhe është një nga të rinjtë më premtues për të cilin interesohen disa prej klubeve kryesore europiane. 

Ai është lojtari i parë me ngjyrë që ka shënuar një gol për Bilbao-n: më 19 shkurt 2015-të në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Euoroa League në fushën e Torino-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat