“Faleminderit për gjithçka”, Griezmann konfirmon largimin nga Atletico Madrid!

Futboll

“Faleminderit për gjithçka”, Griezmann konfirmon largimin nga Atletico Madrid!

Më: 15 maj 2019 Në ora: 06:21
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka lajmëruar largimin e tij nga Atletico Madrid dhe pritet që transferimi i tij te Barcelona pritet të zyrtarizohet së shpejti. Edhe Atletico Madrid ka publikuar një njoftim të shkurtër, ku shkruhet se Griezmann i ka bërë të ditur klubit se dëshiron të largohet.

Raportet këtë javë kanë sugjeruar se Barcelona është gati të paguajë klauzolën 120 milionë euro të prishjes së kontratës së kampionit të botës pasi ai ka informuar klubin për dëshirën për t’iu bashkuar katalanasve. 

Sulmuesi nëpërmjet një videoje u ka thënë lamtumirë tifozëve: “Kanë qenë pesë vite të pabesueshëm; Faleminderit shumë për gjithçka, do t’ju kem gjithmonë në zemër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat