James transferohet te skuadra e madhe e Evropës

Futboll

James transferohet te skuadra e madhe e Evropës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 06:49
James Rodriguez

James Rodriguez mund të rikthehet në Francë, por jo te ish skuadra e tij Monaco.

Anësori kolumbian thuhet se po kërkohet nga kampionët e Ligue 1, skuadra e PSG.

27 vjeçari në fund të këtij sezoni përmbyll huazimin dy vjeçar te Bayern Munich, dhe skuadra bavareze tashmë ka vendosur të mos aktivizojë opsionin për blerjen e kartonit të tij.

Lojtari fillimisht do të rikthehet në Spanjë te Real Madrid, por nuk është se Zinedine Zidane preferon qëndrimin e tij në skuadër.

Andaj një kalim në Francë te PSG, duket shumë i mundshëm pas hapjes së afatit kalimtar veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat