Barcelona në sulmin final për De Ligt

Futboll

Barcelona në sulmin final për De Ligt

Më: 15 maj 2019 Në ora: 08:15
Mathiijs De Ligt

Barcelona ka një plan konkret për të bërë pjesë të saj Mathiijs De Ligt. Delegacioni “blaugrana”, që vizitoi Amsterdamin javën e kaluar, kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje me klubin holandez dhe vetë futbollistin, që kërkon të ndjekë Frenkie de Jong.

19-vjeçarit emisarët katalanë ia kanë bërë të qartë se nuk duhet të ketë frikë stolin, sepse nëse mban të njëjtin nivel ai do të jetë në fushë titullar, madje edhe para emrave të tillë si Peque, Umtiti apo Lenglet.

Edhe koha luan në favor të qendërmbrojtësit holandez, pasi Pique tashmë është 32-vjeç dhe herët a vonë duhet të bëjë hapa pas në karrierë. De Ligt ka marrë oferta shumë të rëndësishme dhe dëshiron që Barcelona të jetë e gatshme për të paguar shumë ta rëndësishme për të. Dëshira e tij është të luajë në “Camp Nou”, por dëshiron të marrë disa garanci për të qenë protagonist në fushë si dhe të paguhet si një lojtar i madh që luan në përfaqësuesen e Holandës.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, ka influencë të madhe te lojtari dhe dihet që është ndër njerëzit me agresivë në panoramën futbollistike.

Barcelona do t’i vijojë bisedimet gjatë ditëve të ardhshme më dëshirën për ta zyrtarizuar sa më parë marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat