Mësohet klubi i ri i Griezmannit, pas largimit nga Atletico Madridi

Futboll

Mësohet klubi i ri i Griezmannit, pas largimit nga Atletico Madridi

Më: 15 maj 2019 Në ora: 09:09
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann konfirmoi mbrëmjen e së martës se do të largohet nga Atletico Madridi në përfundim të këtij sezoni. Klubi i tij i ri do të jetë Barcelona, sipas mediave botërore.

Edhe pse vitin e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 25 milionë euro, superylli francez tani ka njoftuar edhe zyrtarisht se ndeshja e së shtunës kundër Levantes do të jetë e fundit për të në fanellën e Atleticos.

Vendimi i fituesit të Kupës së Botës vjen në një kohë kur raportohet se Barcelona është duke përgatitur fortë të re për të. Griezmann e kishte refuzuar Barçën vitin e kaluar, para se të shkonte në Rusi për ta arritur lavdinë me Francën.

Raportohet se Barça po përgatitet t’ia paguajë Griezmannit klauzolën e lirimit, e cila, sipas Goal.com, do të jetë 130 milionë euro. Kjo sipas Goal do të ndodhë më 1 qershor, dhe pastaj ai do t’i bashkohet kampionit spanjoll.

Ai ka thënë se Atletico do të jetë gjithmonë në zemrën e tij, në mesazhin e tij lamtumirës në Twitter.

“Pasi kam folur m Cholon, Miquel Angel dhe drejtuesit e tjerë, desha t’iu drejtohem edhe tifozëve të cilët më kanë dhënë dashuri. Kam vendosur të largohem, të përjetoj gjëra tjera, sfida tjera. Këtë vendim e kam marrë me vështirësi të madhe por e kam ndier nevojën ta bëj. Kam kaluar pesë vite të mëdha duke i fituar trofetë e parë të rëndësishëm në karrierën time me këtë klub. Ju jeni në zemrën time prandaj kam dashur ta falënderoj klubin dhe trajnerin”, ka thënë Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat