United nuk e do më – Alexis Sanchez tek Inter

Futboll

United nuk e do më – Alexis Sanchez tek Inter

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:33
Alexis Sanchez

Karriera e Alexis Sanchez në Manchester është duke përfunduar, sipas raporteve të fundit në mediat angleze.

Daily Express, Daily Mirror dhe Daily Star kanë raportuar që ‘Djajtë e Kuq’ kanë vendosur të shkarkojnë kilianin – pasi nuk shohin asnjë vlerë në të pas 18 muajve të fundit në klub.

Nëse raportet duhet të besohen – Sanchez ka gjasa të bashkohet me klubin italian të Serie A, Interin ku e vetmja pengesë pritet të jetë paga e tij prej – 24 milionë euro bruto për sezonin.

Megjithatë – mbetet ende për t’u parë nëse Inter do të paguajë për një lojtar i cili që nga tani duket një luks nënshkrimit – më shumë se çdo gjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat