Barcelona i thotë jo Benficas për Cillessen

Futboll

Barcelona i thotë jo Benficas për Cillessen

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:00
Jasper Cillessen

Kampionët e Spanjës nuk kanë pranuar ta shesin portierin Jasper Cillessen te Benfica.

Portieri i dytë i Barcelonës, Jasper Cillessen ka bërë me dije se dëshiron të largohet në verë për të gjetur një skuadër ku do të mund të luajë më shumë stinorin tjetër.

Mes ekipeve të interesuara ishte edhe Benfica e cila e donte holandezin 29-vjeçar në skuadrën e vet. Por oferta e tyre prej 12 milionë eurosh është refuzuar nga Barcelona, e cila kërkon respektimin e klauzolës së largimit për portierin, i cili kushton 30 milionë euro.

Kësisoj, Benfica pritet të tërhiqet nga gara për të nënshkruar me Cillessen dhe Barça do të presë skuadrat e tjera të interesuara për të, por të cilat e kanë të ditur se sa duhet të paguajnë për ta transferuar holandezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat