Është Eroll Salihu, kjo e vërteton sot se kush ishte ai në vitin 1991!

Futboll

Është Eroll Salihu, kjo e vërteton sot se kush ishte ai në vitin 1991!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:16
Është Eroll Salihu, kjo e vërteton sot se kush ishte ai në vitin 1991!

Flitet e përflitet llojlloj fjalësh, ishte apo nuk ishte shënuesi i parë, ky ishte i pari apo ai! Dëshmitë janë dhe janë shumë të forta, mbase të shkruara edhe me shkrim dhe ajo është dëshmia më e mirë. Fjala e shkruar është dokumenti më i mirë. Në gazetën “Bujku” të muaj shtator të vitit 1991, raportohet për sfidën e parë mes Flamurtarit të Prishtinës dhe Prishtinës, për fitoren e ‘flamurtarëve’ me rezultat 3:2. Ç’ është e vërteta, Afrim Tovërlani u paraqit në fanellën e Flamurtarit.

Image

Gazeta Bujku me 17 shtator të vitit 1991

'Urra për fitore... Përshëndeten kështu futbollistët para fillimit të ndeshjeve në kuadrin e kampionatit të parë të Republikës së Kosovës, i cili po zhvillohet nën patronazhin e Shoqatës të Pavarur të futbollit, degë kjo e Bashkimit të Shoqatave të Pavarura të Sporteve të Kosovës. Në këtë ligë të sapothemeluar, marrin pjesë 20 skuadra të përbëra nga lojtarë shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me politikën diskriminuese që në Kosovës po zbarohet nga pushteti serb edhe në futboll. Golin e parë kampional e shënoi Eroll Salihu i Prishtinës në minutën e 17-të”, kështu shkruante mes të tjera gazetari i shquar Mustafë Lecaj në gazetën “Bujku” të 17 shtatorit. Po ashtu ka paraqitur edhe përbërjen dhe shënuesit.
Flamurtari - Prishtina 3:2 (13 shtator - 1991)
Flamurtari: Haxhiu, Bllacaku, Munishi, Hasani, Hajdari, Zeneli, Suzaku, Osmani, Krasniqi, Tovërlani dhe Cakolli,
Prishtina: Beselica, Berisha, Stublla, Gashi (Keçi), Morina, Sadriu, Behrami, Salihu, Vokrri, Kurda dhe Munishi, 
Takimin e drejtoi Ismajl Kasumi, me asistimin e Fadil dhe Musa Gashit. Golat i shënua: Krasniqi në minutën e 49-të e 70 dhe Osmani 45 për Flamurtarin, kurse Salihu 17 e Munishi 80 për Prishtinë. Shikues – 300.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat