Sport Bild: Rashica te klubi i njohur gjerman

Futboll

Sport Bild: Rashica te klubi i njohur gjerman

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:44
Milot Rashica

Paraqitjet fantastike të Milot Rashicës në kampionatin gjerman kanë bërë që klubet tjera të nisin të shprehin interesim për të.

11 gola sezonalë, 10 në pjesën e dytë të sezonit, asistime dhe driblime spektakolare: Milot Rashica është njeriu i sezonit tek Werder Bremeni.

Këto janë fakte të mjaftueshme që të mos befasohemi që klubet tjera ta ndjekin nga afër futbollistin nga Kosova.

Sipas tabloidit gjerman Bild, për 22 vjeçarin interesim ka shprehur RB Leipzig. Rashica, së bashku me Dodi Lukebakio (Fortuna Dusseldorf) e Luca Waldschmidt (SC Freiburg), janë kandidatë për sulmin e klubit gjerman.

Leipzigu dëshiron ta përforcojë repartin ofanziv në javët e ardhshme pasi Timo Werner pritet të largohet gjatë verës.

Ky klub po merr pjesë rregullisht në garat evropiane viteve të fundit dhe Rashica do ta kishte mundësinë të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm nëse vendos të transferohet atje.

Mirëpo, klubi nga Bundesliga nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë përfaqësuesin nga Kosova. Vetëm një ofertë e parezistueshme mund t’ia ndërrojë mendjen Werderit.

Ndërkohë, Rashica dhe menaxheri i tij, Altin Lala e kanë përsëritur disa herë se futbollisti nuk e ka ndërmend ta ndërrojë klubin gjatë kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat