Reali e do me çdo kusht Pogban

Futboll

Reali e do me çdo kusht Pogban

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:29
Paul Pogba

Ylli francez mund të transferohet në Santiago Bernabeu.

Paul Pogba ka pasur një tjetër sezon zhgënjyes me Manchester United dhe largimi i tij nga Anglia duket i pashmangshëm.

Nuk mungojnë ofertat për kampionin e botës, por ekipi më i interesuar për të mbetet Real Madridi, që është i gatshëm të paguajë shifrën e 150 milionë eurove për ta transferuar në ekip.

26-vjeçari ka kohë që kërkon largimin drejt Real Madridit, shkak për këtë është edhe trajneri Zinedine Zidane me të cilin ka marrëdhënie të mira.

Deri më tani problemi i vetëm mbetet paga e lartë e Pogbasë tek United dhe te Reali i kërkojnë atij një rrogë më të ulët për t’ia mundësuar transferimin në Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat