Kush mund ta ndalë Barcelonën e sezonit të ardhshëm?

Futboll

Kush mund ta ndalë Barcelonën e sezonit të ardhshëm?

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:33
Barcelona

Barcelona kërkon me çdo kusht rikthimin e lavdisë evropiane sezonin e ardhshëm, pas katër viteve mungesë. Për këtë arsye priten blerje të fuqishme.

‘Bluagranasit’ e zyrtarizuan muaj më herët blerjen e mesfushorit të Ajax, Frenkie de Jong, i cili cilësohet si një nga talentët më premtues në futboll.

Antoine Griezmann, që njoftoi largimin nga Atletico mbrëmë, është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Barcën, çka do ta përforconte edhe më shumë fazën e sulmit bashkë me Messin dhe Suarez.

Blerja tjetër interesante pritet të jetë ajo edhe Matthijs de Ligt. Mbrojtësi holandez gjithashtu është afër akordit për të mbërritur në ‘Camp Nou’.

Investime milionëshe, që në fund koha do të tregojë nëse ia ka vlejtur apo jo.

Megjithatë, t’i hedhim një sy formacionit të mundshëm të Barcelonës për sezonin e ardhshëm… duket e pandalshme! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat