Gjykata i bllokon pasaportën

Futboll

Gjykata i bllokon pasaportën

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:58
Ronaldinjo

Gjykata në Brazil ka miratuar një vendim për të bllokuar pasaportat e ish-fituesit së Kupës së Botës dhe lojtarit të Barcelonës, Ronaldinjo dhe vëllait të tij Asis Moreira.

Një panel i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Brazilit, vendosi që ditën e martë ish-futbollisti nuk duhet të udhëtojë për shkak të një padie të vazhdueshme mbi krimet e dyshuara mjedisore, siç raportojnë mediat në Brazil.

Ronaldinjo ende mund të apelojë vendimin. Pasaporta e tij u konfiskua në nëntor për shkak të dëmeve të papaguara, që shkojnë në shifrën prej 2.1 milionë dollarë.

Padia ka të bëjë me ndërtimin e paligjshëm të një platforme peshkimi mbi brigjet e lumit Guaiba, në qytetin e tij të lindjes Porto Alegre, gjatë vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat