De Ligt dhe Griezmann, Barcelonës i duhen €265 mln për të evituar dënimin e UEFA-s

Futboll

De Ligt dhe Griezmann, Barcelonës i duhen €265 mln për të evituar dënimin e UEFA-s

Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:47
Freknie De Jong

Një transaksion tashmë të zyrtarizuar (atë të Freknie De Jong) dhe dy të tjerë për të kompletuar. Akoma pa përfunduar muaji maj, Barcelona është imponuar mes protagonistëve të merkatos.

Matthijs De Ligt dhe Antoine Griezmann janë dy futbollistët e tjerë që shumë shpejt mund të zyrtarizohen nga klubi katalanas, aq shumë të kërkuar edhe nga një mori ekipesh të tjera gjigante.

Gjithsesi, klubi blaugrana duhet të mendojë gjithashtu edhe për shitjet. Sikurse raporton “Marca”, sot, Barcelona, për të përballuar këto tre goditje të fuqishme dhe njëherësh të ruajë ekuilibrat finanicarë, me qëllim evitimin e masave dhe ndëshkimeve nga UEFA për shkelje të fair-play financiar, duhet të arkëtojë plot 265 milionë euro.

Sipas të njëjtit burim informacioni, për momentin, buxheti i Barcelonës mund të përballojë blerjen e De Jong, por jo atë të mbrojtësit dhe sulmuesit. Për këtë motiv, është e domosdoshme shitja e disa prej futbollistëve të kontigjentit aktual të trajnerit Ernesto Valverde. 

Kandidatët më të përfolur për tu larguar nga katalanasit në këtë moment janë pikërisht Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Jasper Cillessen,Malcom, André Gomes, Denis Suarez, Rafinha, Nelson Semedo, por edhe vetëIvan Rakitic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat