Superliga e Zvicrës: Shënojnë Demhasaj dhe Kololli

Futboll

Superliga e Zvicrës: Shënojnë Demhasaj dhe Kololli

Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:08
Shkëlqim Demhasaj

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Shkëlqim Demhasaj dhe Benjamin Kololli, kanë shënuar në ndeshjet e javës së 34-të.

Elita e futbollit zviceran këtë mesjavë po zhvillon ndeshjet e xhiros së 34-të.

Baseli në këtë xhiro ka shënuar fitore 3:2 në shtëpi përballë Luzernit.

Për mysafirët e Luzren, të dy golat i shënoi sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj.

Golin këtë xhiro e ka gjetur edhe Benjamin Kololli, që ka shënuar në fitoren 3:0 të Zurich të Thun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat