Simeone harron Griezmann, pasuesi i tij kushton 100 milionë euro - Bota Sot
Simeone harron Griezmann, pasuesi i tij kushton 100 milionë euro

Futboll

Simeone harron Griezmann, pasuesi i tij kushton 100 milionë euro

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:48
Diego Simeone

Diego Simeone tashmë ka lënë pas krahëve zhgënjimin që mori kur mësoi lajmin se sulmuesi francez Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni. Trajneri argjentinas ka nisur që sot sulmin për të sjellë në Madrid pasuesin e tij dhe ai do të jetë argjentinasi Paulo Dybala.

Sipas “Tuttosport”, shuma prej 100 milionë eurosh që kërkon Juventusi për sulmuesin agjentinas do të vijnë nga shitja e kampionit të botës. Ky transferim do të kënaqte të gjithë: Juventusi do të merrte paratë e duhura për të vijuar lëvizjet në merkato. Ndërsa Atletico do të gjente sulmuesin e duhur për të zëvendësuar Griezmann.

Fiton edhe Dybala, që te skuadra “colchoneros” do të luajë titullar dhe do të ketë një rol si protagonist. Trajneri Allegri nuk e ka në planet e tij Dybala, ndaj sulmuesi është gati të nisë një aventurë të re jashtë Italisë. Transferimi pritet të kompletohet pas përfundimit të kampionatit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...