Tragjike, gjyqtari vdes në fushë

Futboll

Tragjike, gjyqtari vdes në fushë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:51
Ilustrim

Ataku kardiak nuk po njeh moshë e profesion, çdo njeri është i rrezikuar para kësaj sëmundje vrastare që të merr jetën në pak sekonda. Bota e sportit dhe e futbollit është prekur shpesh nga lajme të tilla makabre, kur njerëz të rinj në moshë dhe që ushtrojnë sport humbin jetën nga këto sulme në zemër.

Një gjyqtar i futbollit të sallave në Brazil ka ndërruar jetë në kohën kur po drejtonte një ndeshje mes dy skuadrave lokale te Sao Paulo.

Isildo Fabiano Bianchi nuk mundi të përballojë një atak kardiak që e la të shtrirë në fushë në mënyrë të papritur. Teksa lojtarë vrapuan direkt pas tij për ta ndihmuar.

44-vjeçari u transportua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë këtij sulmi në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat