Zbulohen detajet e kontratës së re të Herreras

Futboll

Zbulohen detajet e kontratës së re të Herreras

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:31
Ander Herrera

Ander Herrera do të fitojë as më pak e as më shumë se 300 mijë funte në javë në Paris Saint-Germain.

Spanjolli është i vendosur të largohet nga Manchester United këtë verë, pasi nuk ka arritur marrëveshje me klubin pas 18 muajsh negociatash.

United i ofroi lojtarit kushte të reja për të qëndruar në ‘Old Trafford’ por, sipas The Mirror, ata nuk mund të përballojnë ofertën e tepruar nga gjigantët e Ligue 1.

‘Djajtë e Kuq’ kanë hasur në probleme të mëdha tek pagesa e lojtarëve, pasi Alexis Sanchez fiton 500 mijë funte në javë por përformancat e tij lënë shumë për të dëshiruar.

Herrera, i cili fitonte rreth 130 mijë funte në javë te United, u frustrua nga pamundësia e klubit për të rënë dakord me të dhe ai ndjeu se ata e zgjatën shumë punën e një marrëveshje të re.

Ka patur zemërime në mesin e seksioneve të tifozëve të Manchester United që do të largohet spanjolli, ndërsa Parisi duket të jetë destinacioni më i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat