Ylli i Chelseat i këndon Hazardit: Eden, duam që ti të qëndrosh - Bota Sot
Ylli i Chelseat i këndon Hazardit: Eden, duam që ti të qëndrosh

Futboll

Ylli i Chelseat i këndon Hazardit: Eden, duam që ti të qëndrosh

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:36
Eden Hazard

Ylli i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek ka qenë duke i kënduar Eden Hazardit para fytyrës në dhomat e zhveshjes: ‘’Eden Hazard, duam që ti të qëndrosh’’, në mënyrë për ta bindur anësorin belg të mos transferohet te Reali.

Dje, ekipi i Maurizio Sarri luajti një miqësore me New England Revolution në Amerikë, ndërsa momentet interesante nuk munguan në dhomat e zhveshjes, veçanërisht kjo mes Loftus-Cheek dhe Hazard.

28-vjeçari e ka një ëndërr të kamotshme për ta veshure fanellën e Los Blancos dhe këtë e ka shprehur haptazi publikisht. Megjithatë, shtatë sezonte si lojtar I Chelseat pritet të ndikojnë goxha shumë në vendimin e tij, i cili do të zbulohet pas finales së Europa Ligë ndaj Arsenalit.

“Kam qenë duke i kënduar atij në fytyrë, në zhveshtore. Jam i sigurt se të gjithë në klub duam që ai të qëndrojë – lojtarët, tifozët, stafi, trajnerët. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe ka kontribuar në klub shumë gjatë shtatë vjetëve të fundit, me titujt që i ka fituar’’.

“Të gjithë e kemi shijuar lojën e tij gjatë këtyre shtatë vjetëve. Jam i sigurt se klubi e ka falënderuar atë për gjithçka që ka bërë dhe nëse ai vendos të largohet, atëherë unë ia uroj të gjitha të mirat”, deklaroi Loftus-Cheek.

Mesfushori anglez i është bashkuar disa prej yjeve të ekipit që kanë kërkuar qëndrimin e Eden Hazard në ‘Stamford Bridge’. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...