Napoli gati t’i ofrojë kontratë të re Hysajt

Futboll

Napoli gati t’i ofrojë kontratë të re Hysajt

Më: 16 maj 2019 Në ora: 11:30
Napoli gati t’i ofrojë kontratë të re Hysajt

E çuditshme sesi ka ndryshuar situata e Elseid Hysajt te Napoli. Gjatë këtij sezoni, mbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur si titullar i padiskutueshëm, madje mediet italiane kanë shkruar rregullisht mbi largimin e tij, pasi Ancelotti nuk sheh tek ai një futbollist me cilësitë e duhura në fazën sulmuese, duke e lënë në stol në shumë ndeshje.

Mirëpo Ancelotti mësohet se ka ndryshuar mendim, duke parë shpirtin e sakrificës të 25-vjeçarit kuqezi, aq sa presidenti De Laurentiis synon t’i zgjasë kontratën me një rritje të pagës. Numri 1 i Napolit dhe menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, kanë patur një takim për të diskutuar mbi të ardhmen e shqiptarit ose më mirë për të kuptuar qëndrimet mes palëve.

Ende nuk është caktuar një takim i dytë, por premisat janë që Napoli t’i ofrojë rinovimin e kontratës shkodranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat