Shqiptari i Kosovës ishte në fushë kur ia futen flakën Flamuri jugosllav, rrëmujë e rrahje, ja si ikin - Bota Sot
Shqiptari i Kosovës ishte në fushë kur ia futen flakën Flamuri jugosllav, rrëmujë e rrahje, ja si ikin

Futboll

Shqiptari i Kosovës ishte në fushë kur ia futen flakën Flamuri jugosllav, rrëmujë e rrahje, ja si ikin

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:00
Pamje nga djegja e Flamurit me të urryer

E pa me sytë e vet se si u dogj Flamuri i ish Jugosllavisë! Për një moment iu kishte bërë zemra mal Ardian Koznikut, që atëkohë luante për klubin e madh kroat Hajdukun e Splitit. Pikërisht me 26 shtator të vitit 1990, në stadiumin “Polud” në një atmosferë drithëruese luhej ndeshja mes Hajdukut të Splitit dhe të Partizanit të Beogradit, në kuadër të javës së 9-të! Futbollisti nga Kosova, Kozniku, startoi nga minuta e parë dhe në shpinë mbante numrin shtatë.  Ndeshja u ndërpre kur Partizani  udhëhiqte me 0:2! Në minutën e parë të videos janë përbërjes, në atë të 10.40 si u dogj Flamuri më i urryer.

Image

Tifozëve “Torcida” të Hajdukut pak shumë pak u interesonte ndeshja apo rezultati, por si ushtri futen në fushë dhe në anën tjetër një grup i madh nisen drejt Flamurit jugosllav që rrinte lart dhe ia futen flakën! Lojtarët e Partizanit ikni si pa kokë drejt teshatores dhe këtu veç fillon shembja e një Jugosllavie artificiale.

Image

Ky ishte incidenti i dytë më i rëndë i asaj kohe pas atij me 13 maj të vitit 1990 në Maksimir mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës kur BBB e dinamovitëve iu dha dajak tifozëve famëkeq “Delija!” të Zvezdës. Kozniku vërtet as sot e asaj dite nuk e  harron at ndeshje të 26 shtatorit të vitit 1990, sidomos ‘Torcidën’ kur e dogji Flamurin më të urryer, ish jugosllav!

Image

Ardian Kozniku

Hajduk-Partizan
Hajduku: Pralija, Erak, Drazhiç, Biliç, Shtimac, Kovaç, Kozniku, Çeliç, Jarni, Vuçiçeviç dhe Bokshiç.
Partizani: Omeroviq, Stanojkoviq, Milaniq, Jokanoviq, Petriç, Vujaçiç, Bogdanoviq, Mijatoviq, Vishnjiq, Gjurgjeviq dhe Stevanoviq. Fotot dhe video janë publikuar para një kohe nga faqja "ultras-tifo".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...