Kryetari i Plisave: ‘’Llapi o me Prishtinën, jo me Patatinën’’

Futboll

Kryetari i Plisave: ‘’Llapi o me Prishtinën, jo me Patatinën’’

Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:31
Kryetari i Plisave: ‘’Llapi o me Prishtinën, jo me Patatinën’’

Kryetari i tifogrupit ‘Plisat’, Albert Kastrati ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Tahir Batatinës dhe tifozëve të Llapit.

Llapi dje u mposht 1-3 nga Feronikeli në Podujevë, por para ndeshjes ndodhën disa skenare që nuk i takojnë kulturës së futbollit.

Tifozët e Llapit kërkonin nga ekipi që t’i bënin ‘nder’ Feronikelit, për shkak të avantazhit që kishte me Prishtinën.

Kryetrajneri Tahir Batatina ndërkohë dha një deklaratë befasuese pas ndeshjes në kryeqytet ku tha se Prishtina nuk do bëhet kampion, në aludimin se sfida me Feronikelin do luhet sa për sy e faqe.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe ‘Tigri’, i cili thotë se Llapi e përkrahë Prishtinën, por një grupacion i krijuar nga Tahir Batatina po mundohen të njollosin të gjithë llapjanët.

‘’ Njerzt e llapit nuk e kan perkrah fitoren e feroniklit dje, e kan perkrah nie pjes e vogel qe i ka ble batatina e qe pjesa ma e madhe e din kef sen , edhe veq po e presin momentin e mi largu edhe kta tifoz po edhe kta batatinen , ky batatina e han buken ne Prishtinë bile ne lagjen ku mas shumti ka Plisa e ka lokalin ne Kodren e Trimave , kshtu qe le te din prej tash , festa te dillen ka me fillu pikrisht prej Kodres te Trimave.
Llapi o me Prishtinen jo me patatetinen’’, ka shkruar Kastrati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat