Shqiptarët shkëlqejnë në Zvicër!

Futboll

Shqiptarët shkëlqejnë në Zvicër!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:01
Ajeti me shokë

Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, Albian Ajeti, deri me tash ka shënuar 14 gola në kampionatin zviceran dhe reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli 10 gola. Shqiptarët po shkëlqejnë në kampionat dhe ishin edhe vendimtar në fitoren e skuadrave të tyre, pa e harruar edhe Shkëlqim Demhasaj, reprezentuesin e Kosovës, edhe pse shënon dy gola nuk fituan me Luzernin dhe shqiptari tjetër Bastien Toma që ka qenë protagonist i fitores së Sionit.  Baseli para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Luzernit, në një ndeshje me rivalitet të madh dhe që u shikua nga 20631 shikues. Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin “St.-Jakob-Park”, ku Ajeti shënon për Baselin dhe Demhasaj dy gola për Luzernin. Për Baselin shënuan: Kuzmanoviq (18’-nga penalltia), Balanta (37’) dhe Ajeti (47’) dhe për Luzernin: Demhasaj (51’ e 54’). Faktikisht Demhasaj tregoi formë të lartë, ku ka realizuar 4 gola gjatë këtij kampionatit.

Image

Shkëlqim Demhasaj

Edon Zhegrova e Albian Ajeti luajtën standardë e Taulant Xhaka nga minuta e 19-të për Baselin, Idriz Voca e Shkëlqim Demhasaj titullarë për Luzernin. Demhasaj u zëvendësua në minutën e 75-të, kurse Voca e Zhegrova u ndëshkuan me karton të verdhë.  Baseli është në vend të dytë me 65 pikë pas 34 jave dhe Luzerni i teti me 40 sosh.

Image

Benjamin Kololli me shokë

Sioni me rezultat minimal ngadhënjeu 1:0 ndaj Xamaxit. Autor i golit është Bastien Toma në minutën 90+3. Kjo ndeshje u përcoll nga 10 mijë shikues. Toma e Pajtim Kasami luajtën të plotë për Sionin dhe Kemal Ademi deri në minutën e 79-të për Xamaxin.

Image

Bastien Toma

Sioni është në pozitën e shtatë me 40 pikë, katër me shumë se Xamaxi i nënti. Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, është shënues për Zurich-un dhe në fitoren bindëse 3:0 ndaj Thunit. Kololli shënon nga penalltia në minutën e 31-të, pastaj Odey (35’) e Ceesay (36’). Mirlind Kryeziu e Benjamin Kololli luajtën titullarë dhe Toni Domgjoni nga minuta e 83-të për Zurich-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat