Ferizaj siguron ekzistencën! Kështu duket tabela në elitë

Futboll

Ferizaj siguron ekzistencën! Kështu duket tabela në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:58
Ferizaj siguron ekzistencën

As laiku më i madh nuk e kishte besuar se Ferizaj do t’i ikë barazhit dhe do të sigurojë ekzistencën një javë para se të bie perdja e elitës së futbollit të Kosovës! Ferizaj si vjeshtën si pranverën e kishte nisur me njëqind probleme, me vonesa të mëdha në përgatitje, me krizë financiare, por me kalimin e kohës gradualisht gjërat erdhën në binarë, veçmas me gjashtë fitore rresht në gjashtë javët e fundit u ngritën në pozitën e pestë me 43 pikë, duke siguruar ekzistencën.

Gjithsesi se prof. Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Ferizajt, është i lumtur, pasi që edhe vet nuk e kishte menduar as besuar se do të bëjnë këtë mrekulli. Ferizaj si mysafir e mposhti me rezultat 5:2 të fundosurin KEK-un nga Kastrioti. Në minutën e 20-të,  futbollisti Dardan Çerkini me dinakërinë e tij shënon për 0:1, por vendasit shpejt kundërpërgjigjen dhe barazojnë përmes Isa Eminhazirit pikërisht në minutën e 24-të. Ferizaj ndezi “motorët’ në pjesën e dytë kur shënojnë edhe tri herë dhe për fitoren e madhe. Në minutën e 51-të Ermal Krasniqi kalon në epërsi Ferizajn, kurse Leonat Vitija barazon 2:2 (66’).

Në minutën e 68-të, Blerton Mehmeti shënon për 2:3 dhe Qëndrim Dautaj (71’) sjellë qetësinë, kurse Ylber Luma (88’) thellon fitoren në 2:5. KEK-u është ngulitur në fund të renditjes me 1 pikë, kurse Ferizaj është i pesti me 43 pikë. Në javën e fundit Ferizaj e pret Gjilanin dhe KEK-u i shkon Trepçës ’89.

IPKO Superliga – Java e 32-të
Gjilani-Liria        4:0
KEK-u-Ferizaj    2:5
Prishtina-Trepça ‘89    3:0
Llapi-Feronikeli    1:3
Drita-Flamurtari    1:2
Drenica-Ballkani    1:1

Tabela
1. Feronikeli    32    24    5    3    77
2. Prishtina        32    23    6    3    75
3. Llapi    32    22    3    7    69
4. Drita    32    14    6    12    48
5. Ferizaj    32    13    4    15    43
6. Flamurtari    32    11    9    12    42
7. Drenica    32    10    10    12    40
8. Ballkani    32    11    7    14    40
9. Trepça'89    32    10    9    13    39
10. Gjilani    32    10    8    14    38
11. Liria    32    8    4    20    28
12. KEK-u    32    0    1    31    1
Në javën e 33-të përkatësisht të fundit, do të takohen: Ferizaj-Gjilani, Trepça '89-KEK-u, Feronikeli-Prishtina, Flamurtari-Llapi, Ballkani-Drita dhe Liria-Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat