Objektivi tjetër i Zidanes

Futboll

Objektivi tjetër i Zidanes

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:08
Objektivi tjetër i Zidanes

Sipas gazetarit të Canal+, Philippe Carayon, Real Madrid po planifikon të hidhet në sulm për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, pasi të ketë siguruar Eden Hazard nga Chelsea.  Belgu besohet të ketë arritur marrëveshjen me madrilenët, që duhet të paguajnë 100 milionë euro për ta blerë nga Chelsea. Gjigantët e Spanjës flitet se kanë arritur edhe një marrëveshje me Frankfurti-n për sulmuesin Luka Joviq mbi bazën e 60 milionë eurove. Carayon, gjithsesi, ka thënë se Real do edhe Salahun: “Siç e dimë, Real Madrid ka nisur punën për rindërtimin e skuadrës dhe pasi të kompletojë blerjen e Eden Hazard, Zidane do të kërkojë të marrë edhe Mohamed Salahun”, shkruan Carayon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat