Guardiola tregon se cilat janë dy skuadrat më të forta me të cilat është përballur

Futboll

Guardiola tregon se cilat janë dy skuadrat më të forta me të cilat është përballur

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:01
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka zbuluar dy skuadrat më të forta me të cilat është përballur në karrierën e tij.

Guardiola ka udhëhequr skuadrat e Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City deri në këtë pikë të karrierës së tij, duke korrur shumë suksese.

Kundërshtarët e tij kanë qenë prej më të ndryshmëve, por ka pasur dy skuadra që kanë shfaqur shumë probleme për spanjollin.

“Në karrierën time prej trajneri kam luajtur kundër skuadrave të jashtëzakonshme. Të jashtëzakonshme. Por, janë dy skuadra që ishin ‘wow’” ka thënë fillimisht Guardiola.

“Njëra është Barcelona. Luis Enrique. Me Neymar, Messi dhe Luis Suarez në sulm” ka thënë tutje spanjolli.

“Tjetra është Liverpool. Ky Liverpool. Mendoj se janë dy skuadrat më të mira që kam pasur përballë si trajner” ka thënë ndër të tjerash Pep.

Pep Guardiola ka arritur që me sukses ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë, me Manchester City, për herë të dytë radhazi, duke lënë mbrapa pikërisht skuadrën e Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat