Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka fituar edhe një tjetër çmim, por kësaj radhe jashtë futbollit.
Shteti i Katalonisë e ka shpërblyer Messin me çmimin ‘Creu de Sant Jordi’, për shërbimin e tij ndaj shtetit.
Lionel Messi kështu ka shtuar edhe një çmim në listën e tij impresionuese, dhe kështu ka ndjekur hapat e legjendës së Barcelonës, Johan Cruyff.
‘Creu de Sant Jordi’ është një çmim që u jepet atyre që kanë shërbyer për Kataloninë dhe kanë mbrojtur identitetin e regjionit.
Ky çmim është krijuar në vitin 1981 dhe është i dyti më i rëndësishëm nga qeveria katalane.
Argjentinasi Messi, i cili fitoi këtë çmim, i është bashkuar skuadrës së Barcelonës që kur ishte 13 vjeçar duke korrur suksese të mëdha për tu kthyer në një ‘sinonim’ me skuadrën.