Chelsea, shtypi anglez paralajmëron lamtumirën e dyfishtë

Futboll

Chelsea, shtypi anglez paralajmëron lamtumirën e dyfishtë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 07:16
Maurizio Sarri

Mund të kemi një largim të dyfishtë në fundin e këtij sezoni te Chelsea. Nuk mjafton vendi i tretë në Premier League dhe finalja e Europa League akoma për t'u luajtur: Maurizio Sarri dhe Gonzalo Higuain do t'i thonë lamtumirë "Bluve" këtë verë. 

Sipas "Daily Mail", në fakt, Chelsea nuk ka ndërmend të rinovojë huazimin e Higuain, i cili do të kthehet tek Juventus. Klubi nuk ka ndërmend të shpenzojë 18 milionë euro të tjerë për ta mbajtur në Premier League për një vit tjetër dhe, aq më pak, të shpenzojë 36 për ta blerë përfundimisht. 

Largimi i argjentinasit mund të jetë një e dhënë e rëndësishme edhe për të ardhmen e Maurizio Sarri-t. Trajneri italian e ka kërkuar me ngulm "Pipita-n", i cili nuk ka shkëlqyer në Angli. Akoma edhe pak javë dhe e ardhmja e dyshes do të jetë e qartë. 

Kthimi në Itali është i sigurt për sulmuesin, ndërsa mbeten akoma disa dyshime në lidhje me fatin e ish-trajnerit të Napoli-t. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat