Pas sulmit në zemër, Casillas merr vendim për të ardhmen e tij

Futboll

Pas sulmit në zemër, Casillas merr vendim për të ardhmen e tij

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:52
Pas sulmit në zemër, Casillas merr vendim për të adhmen e tij

Sulmi në zemër, Iker Casillas merr vendimin zyrtar për të ardhmen! Ai do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Pas infarktit në zemër, gardiani spanjoll bisedoi me drejtuesit e klubit të Portos, teksa u vendos që portieri t’i jepte fund karrierës së tij, edhe pse kishte ende 1 vit kontratë.

37-vjeçari vendosi të mos rrezikojë me shëndetin e tij, ndërkohë mësohet se drejtuesit e klubit portugez i kanë ofruar një post drejtues.

Ceremonia e lamtumirës së gardianit pritet të bëhet pas datës 25 maj, në finalen e Kupës se Portugalisë, që Porto do të luajë ndaj Sportingut të Lisbonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat