Është prezantuar lista e Kombëtares së Spanjës për dy ndeshjet e radhës së muajit qershor, kundër Ishujve Faroe dhe Suedisë.
Kombëtarja e Spanjës më 7 qershor udhëton drejt Ishujve Faroe, ndërsa më 10 qershor në shtëpi pret Suedinë, në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Trajneri Luis Enrique, ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar.
Befasia më e madhe qëndron te kthimi i Santi Carzola.
Mesfushori i Villarrealit kthehet në kombëtare pas katër vitesh.
Portierët: De Gea, Pau López, Kepa
Mbrojtje: Sergi Roberto, Alba, Navas, Ramos, Iñigo Martínez, Diego Llorente, Hermoso, Carvajal, Gayá.
Mesfushorë: Rodri, Isco, Parejo, Asensio, Busquets, Fabián, Cazorla.
Sulmues: Rodrigo, Morata, Aspas, Oyarzabal.