Arbnor Morina: Simaniq bile i pari me ra mua, por Ganiu...

Futboll

Arbnor Morina: Simaniq bile i pari me ra mua, por Ganiu...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:34
Arbnor Morina: Simaniq bile i pari me ra mua, por Ganiu...

Shqiptarët ishin halë në sy nga pushtuesi serb! Serbia shoveniste nuk la gjë pa bë në vitet e 90-ta kundër popullit shqiptar, i dëbuan nga puna, nga shkollat, uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive. Një histori e dhimbshme, që kurrë nuk do të harrohet! 
Pa dyshim duhet kujtuar edhe një deklaratë të futbollistit Arbnor Morinës, që u botua me 11 prill të vitit 1990 në gazetën “Rilindja”, kur tregonte se si u sulmuan në ndeshjen e 8 prillit në takimin me Proleterin e Zrenjanit, aty mbrojtësi Gani Llapashtica u rrah rëndë nga milicia dhe kjo ndodhi me urdhër të sigurimit shtetëror serb!  KF Prishtina shikohej me një neveri nga pushtuesi serb, i pengonin sukseset e asaj kohe dhe madje që në stadium kishin atëkohë mbi 20 mijë shikues, sa që edhe në rangun më të lartë federativ ish jugosllav, shumë skuadra me renome s’e kishin këtë shikueshmëri. 

Image

Gazeta Rilindja, 1990 

“Incidenti ka filluar prej minutës së parë, e jo pas përfundimit të  ndeshjes. Nis e sos futbollistët e Proleterit na kanë provokuar dhe ofenduar rëndë sidomos në baza nacionale. Prinin Simaniq, Petroviq e Gavrioloviq. Simaniq bile i pari me ra mua, kur ndërhyra që ta ndaj nga kacafytja me Paçaradën. Mbetëm si Jetima, pa mbrojtje nga askush. Edhe hangrëm dajak nga organet e sigurimit, edhe u ofenduam rëndë në baza nacionale, edhe e humbëm lojën e fundit, dolëm edhe fajtorë, nacionalist e ku ta di unë. Nuk pash që Gani Llapashtica t'i ketë rënë ndonjë lojtari të Proleterit. Përkundrazi, ai është përpjekur të qetësojë Sahitin e Kollarin, theksoi Morina për gazetarin Mustafë Lecaj në vitin 1990.
Ndeshja Prishtina – Proleteri u zhvillua me 8 prill të vitit 1990 në kuadër të Ligës së Dytë Unike (liga e parë B), e cila kishte përfunduar baras 0:0 por me penallti 7:6 fituan ekipi nga Zrenjani, duke marr një pikë nga kryeqyteti. Lojtarët e Proleterit ishin rrethuar nga milicia e atëhershme, kinse i morën në mbrojtje. Ky ishte turpi më i madh që ndodhi atëkohë dhe se si u sulmua KF Prishtina vetëm pse ishin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat