Kapiteni i Watfordit: Po vijnë të më shikojnë 6 vëllezërit dhe 4 motrat!

Futboll

Kapiteni i Watfordit: Po vijnë të më shikojnë 6 vëllezërit dhe 4 motrat!

Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:59
Kapiteni i Watfordit: Po vijnë të më shikojnë 6 vëllezërit dhe 4 motrat!

Watfordi do të luajë një ndeshje të rëndësishme për Kupën e Anglisë me Manchester Cityn. Në një intervistë të pazakontë, kapiteni i Watfordit, Heureljo Gomes ka zbuluar për “Dailymail” se 11 familjarë të tij po vijnë ta shikojnë, megjithëse ai nuk është i sigurt nëse do të luaj.
“11 familjarë po vijnë të më shikojnë, 6 vëllezër dhe 4 motra, përfshirë edhe mamanë time. Njëri prej vëllezërve nuk mund të vinte dot. Po fluturojnë nga Brazili. Nuk e di nëse do të luaj, por unë nuk pres asgjë”, u shpreh fillimisht Gomes. Portieri i parë i Watfordit është Ben Foster. Gomes nga ana tjetër zbulon se çfarë dëshiron të bëj pas futbollit.
“Dua të shërbej si pastor, dua të ndihmoj njerëzit. Dua të jem në shtëpi në Brazil përsëri, por edhe rreth botës duke ndihmuar njerëzit. Zoti do të më tregojë çfarë duhet të bëj. Feja ka qenë gjithmonë e rëndësishme në jetën time”, shprehet portieri 38 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat