Batha: Kemi edhe një trepikësh në tavolinë me Kamzën

Futboll

Batha: Kemi edhe një trepikësh në tavolinë me Kamzën

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:28
Batha: Kemi edhe një trepikësh në tavolinë me Kamzën

Flamurtari-Laçi është një ndeshje vendimtare për zonën europiane. Skuadra që fiton do të ishte më afër vendin të katërt që të kualifikon në europa League nëse Tiranën nuk e fiton finalen e Kupës me Kukësin. Mesfushori i vlonjatëve, Idriz Batha, parashikon në përplasje të fortë.

“Është ndeshje e vështirë. Laçi gjithë këto vitet e fundit ka treguar që është një ekip me vlera dhe që ka ditur ta kapë zonën e Europës. Edhe ne e kemi treguar që dimë të fitojmë dhe të zhvillojmë ndeshje të mira. E kam shprehur edhe më parë që nuk ka ekipe të lehta këtë sezon. Me pak përqendrim mund ta kalojmë me sukses këtë ndeshje”.

Objektivi: Nëse fitojmë me Laçin, jemi më të favorizuar të shkojmë më tej. Kemi edhe një trepikësh në tavolinë me Kamzën. Na e bëhet edhe më e lehtë për ta kaluar Laçin.

Oferta e Tiranës: Nuk është se kam pasur ofertë nga Tirana. Ç’është e vërteta më kanë ardhur fjalë nga shumë ekipe të Superiores, por asgjë konkrete. Për momentin jam i përqendruar të mbyll kampionatin  në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat