Zëvendësuesi ideal për Griezmann? Simeone ka një përgjigje interesante

Futboll

Zëvendësuesi ideal për Griezmann? Simeone ka një përgjigje interesante

Më: 17 maj 2019 Në ora: 18:39
Simeone

Ylli francez, Antoine Griezmann, më herët gjatë kësaj jave ka dhënë lajmin e hidhur për Atletico Madrid se do të largohet në fund të sezonit.

Dështimi i i Atletico në Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit si dhe La Liga duket se kanë qenë ‘nokauti’ për Griezmann, i cili tashmë po kërkon një aventurë të re.

Si skuadra e tij e radhës po shihet të jetë ajo e Barcelonës, skuadër me të cilën ai ishte afër marrëveshjes edhe më herët  para këtij sezoni.

Largimi i sulmuesit francez nga ‘Wanda Metropolitano’ do të jetë një problem i madh për madrilenët dhe këtë e di edhe trajneri Diego Simeone, i cili ka dhënë një përgjigje tejet interesante kur është pyetur për zëvendësuesin ideal të Antoine.

“Dikush që mund të mbuloj tre çerek fushe shumë mirë, mund të shënojë 20 gola për një vit, dhe është në dispozicion për një çmim të lirë. Pra, është shumë e vështirë” ka thënë Simeone.

Meqë Paulo Dybala nuk është i lumtur tek Juventus, është raportuar se Atletico Madrid do të shqyrtojë mundësinë që të bëjë një ofertë për yllin argjentinas, i cili do të vinte si zëvendësues i Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat