Lovren: Liverpool mund të bëjë diçka të madhe sezonin e ardhshëm

Futboll

Lovren: Liverpool mund të bëjë diçka të madhe sezonin e ardhshëm

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:06
Dejan Lovren

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, beson se skuadra do ta mbaj kokën lartë edhe pas zhgënjimit në Premierligë.

Kroati është i mendimit se ‘The Reds’ mund të bëjnë diçka të madhe sezonin e ardhshëm, duke thënë se nuk ka zgjidhje të tjera.

Liverpool do të ketë mundësinë që të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e Jurgen Klopp, kur më 1 qershor do të kenë përballë Tottenhamin, në ‘Wanda Metropolitano’, për finalen e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, ‘plaga’ për trofeun e Premierligës do të vazhdoj të dhemb akoma, pasi edhe këtë edicion ishte Man City që triumfoi. Por, Lovren beson se skuadra e tij do të bëjë më mirë sezonin e ardhshëm.

“Nëse shikon prapa në tri vitet e fundit, ky ishte një sezon me shumë përmirësime” ka thënë kroati.

“Kur erdhi Klopp, secilin vit ne bënim më mirë sesa tjetrin. Sezonin e kaluar kemi bërë shumë mirë, kishim shumë lëndime, por arritëm finalen e Ligës së Kampionëve” ka shtuar tutje ai.

“Këtë vit, me lojtarët e rinj, ne kemi prekur vendin e dytë, me 97 pikë, gjë që është e jashtëzakonshme dhe jemi përsëri në finalen e Ligës së Kampionëve. Kështu që, ne do të jemi përsëri kandidatët për vitin e ardhshëm. Mund të bëjmë diçka të madh” ishin fjalët e qendër mbrojtësit.

Lovren nuk ka qenë zgjedhja e parë këtë edicion për Klopp, duke qenë pjesë e rotacioneve të shumta me Joe Gomez dhe Joel Matip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat