‘Zaha i mirë sa Mahrez, vlen 65 milionë euro’

Futboll

‘Zaha i mirë sa Mahrez, vlen 65 milionë euro’

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:17
Wilfried Zaha

Anësori i Crystal Palace, Wilfried Zaha, do të largohet na skuadra aktuale në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka bërë të ditur se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, duke lënë të kuptohet se do të largohet.

Për kartonin e tij, skuadra e Crystal Palace kërkon më shumë se 60 milionë euro, dhe ish presidenti i klubit, Simon Jordan beson se ai vlen aq para.

“Mendoj se tani është koha që Zaha të shkoj. Mendoj se Palace kanë nevojë për ndryshim drejtimi dhe duhet të rindërtojnë skuadrën” ka thënë Jordan.

“Tani, e di se nuk do të paguhet 90 milionë euro, por mendoj se ai vlen rreth 65 milionë euro dhe besoj se mund të luaj në një nga top gjashtë skuadrat” ka thënë tutje ish presidenti.

“Mendoj se është një lojtar 65 milionësh. Është aq i mirë sa Riyad Mahrez” ka thënë ndër të tjerash ai.

Manchester United është një nga skuadrat që mund ta transferojë lojtarin. Ai ka luajtur edhe më parë me fanellën e ‘djajve të kuq’ por nuk pati suksesin e madh si me Palace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat