Mourinho paralajmëron: Do të shihni edhe më shumë nga Balotelli

Futboll

Mourinho paralajmëron: Do të shihni edhe më shumë nga Balotelli

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:43
Jose Mourinho dhe Balotelli

Ish trajneri i Inter, Jose Mourinho, beson se ish lojtari i tij, Mario Balotelli, do të përmirësohet akoma më shumë në të ardhmen.

Mourinho kishte punuar me sulmuesin Balotelli mes viteve 2008 – 2010 dhe ka disa fjalë të mira për të, edhe pse e di se ai kurrë nuk përmbushi potencialin e tij të plotë.

“Ai mund të bëhet akoma më i mirë sesa është” ka thënë Mourinho për ‘RMC Sport’.

“Unë së fundmi i kam thënë gjërat e njëjta edhe njërit prej lojtarëve të mi, dhe ai më tha: ‘ Ke të drejtë” ka shtuar tutje ‘Special One’.

“Ai mund të ishte më i mirë, por është i mirë sa është. Ai fitoi tituj në Angli dhe Itali, fitoi Ligën e Kampionëve dhe ai do të bëhet edhe më i mirë në të ardhmen” ishin fjalët e Mourinho.

Balotelli është duke kaluar në një formë mjaftë të mirë në Ligue 1 me skuadrën e Marseille, duke bërë Mourinhon të besojë se ai po kthehet në më të mirën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat