Rikthehet Jose Mourinho

Futboll

Rikthehet Jose Mourinho

Më: 18 maj 2019 Në ora: 09:33
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka deklaruar se e ka në plan t’i rikthehet futbollit në muajin korrik.

Ish-trajneri i Manchester United ka punuar si analist sportiv që prej shkarkimit nga ana e skuadrës angleze në muajin dhjetor.

Portugezi që gjatë karrierës së tij si trajner ka fituar shumë trofe, ka thënë se në muajin korrik do të rikthehet në futboll, pa treguar se cila mund të jetë skuadra e tij e re.

‘Kam shumë kualitete dhe një prej tyre është të respektoj klubet menaxhimin e tyre’, ka thënë Mourinho.

‘Unë kurrë nuk kam folur duke thënë ‘ky klub më dëshiron mua, ata më kanë kontaktuar mua’’.

‘Kur u largova nga Manchester United në dhjetor, menjëherë mora vendim që dua të punoj nga vera. Unë shpresoj të kthehem në korrik në një projekt që vërtetë më pëlqen’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat