Shala: Sa donatori i përgjegjshëm ka humbur biznese e tyre!

Futboll

Shala: Sa donatori i përgjegjshëm ka humbur biznese e tyre!

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:47
Shala: Sa donatori i përgjegjshëm ka humbur biznese e tyre!

Avni Shala, ish futbollist, ka goditur disa që flasin pa kurrfarë fakti dhe iu ka bërë me dije se shumë donator kanë humbur biznesin e tyre vetëm e vetëm që ta mbajnë gjallë futbollin tonë. 
“Sa gjenerata të futbollit janë shuar, e sa donatori i përgjegjshëm kanë humbur biznese të tyre që vetëm një ditë ta shohim futbollin në instancat më të larta si në UEFA dhe FIFA.
Dhe këtë e arritëm dhe jemi aty, jemi me një kombëtare ku në çdo ndeshje po tregohet çdo herë e nivelit me kombëtare të mëdha të nivelit evropian. Nje kampionat deshtë apo nuk deshtë çdo vit po bëhet me kualitet të lartë në futbollin tonë.
Tash me do deklarata me do analiza me do fjalë të kafeve, me do fjalë të rrugëve dalin e dhënë deklarata se kjo lojë u kurdis, kjo për bastore ajo për filan fistekun edhe mbas andej edhe po krenohen që unë ja qellova. Edhe që a pe she që unë e kam ditë.
More lejoni të përfundoj ky kampionat edhe të festojmë të gjithë së bashku kampionin që do të bëhet sepse ajo e ekip që del kampion është kampion i Kosovës, që një ditë duhet të lutemi që të na përfaqësoj sa më mirë në Europë dhe të krenohemi. 
UEFA Dhe FIFA kanë vesh, andaj sa ma pak fjalë”, shkruan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat