Kujt i jep Zeqiri përparësi Feronikelit apo Prishtinës?

Futboll

Kujt i jep Zeqiri përparësi Feronikelit apo Prishtinës?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:54
Kujt i jep Zeqiri përparësi Feronikelit apo Prishtinës?

Mr.Sc. Arben Zeqiri, ish futbollist dhe trajner e analist futbolli, tha se është kampionat dramatik dhe jep edhe parashikimin për sfidën e madhe që luhet nesër (16.00) në stadiumin Rexhep Rexhepi” në Drenas, mes Feronikelit dhe Prishtinës. Ndeshje që vendos titullin, kur dihet se Prishtina është në vend të dytë me 75 pikë, ka dy me pak se Feronikeli.  “Përfundimisht ky është kampionati më dramatik në futbollin kosovar të pasluftës duke luftuar deri para kësaj xhiroje 3 ekipe për titull e 7-të tjera për mbijetesë, kurse 2 të tjera duke u përshëndetur herët nga ky rang i garave.

Dueli vendimtar për titull zhvillohet këtë të diel në Drenas deri personalisht. Feronikelit i jap përparësi psikologjike ngase luan para tifozëve të saj, luan për dy rezultate barazimin dhe fitoren, derisa nuk i konvenon vetëm humbja. Gjithashtu Feronikeli ka bankë me të pasur të zëvendësuesve, shumë lojtar cilësorë për dallim nga Prishtina që në këtë drejtim është më e kufizuar. Nuk e besoj në asnjë mënyrë që Feronikeli ta lëshoj këtë rast historik për ta, pasi që me fitore ose barazim shpallen kampion për herë të tretë në historinë e klubit dhe sigurojnë daljen në Europë, çka do të ishte suksesi më i madh në historinë e këtij klubi futbolli, dhe gjithashtu do ti sillte të ardhura të majme materiale, nga të cilat dhe për të cilat edhe ka arritur këtë stad të zhvillimit futbolli vendor dhe ndërkombëtar. Gjithashtu Feronikeli ka përbërje me cilësore dhe me të kompletuar me individë si: Yll Hoxha, Kastriot Rexha, Astrit Fazliu, Arbër Prekazi etj. futbollistë të cilët janë ndër më cilësoret në dekadën e fundit dhe për mendimin tim përfundimisht futbollistë të trofeve..

.Në anën tjetër Prishtina s’ka çfarë humbet dhe i duhet patjetër fitorja nëse e dëshiron titullin që e pret që 5 vite me padurim madje. Kështu që unë mendoj se dyja ekipet do të hyjnë në pjesën e parë të luajnë me kujdes për të mos pësuar gol, kurse do të përpiqen që eventualisht kundërsulmet ose ndërprerjet ti shfrytëzojnë për të ardhur tek goli. Mendoj që pjesa e dytë do të jetë përcaktuese se kush do të jetë kampion i ri i Kosovës.

Për fund duke i përgëzuar dyja ekipet për ndeshjet cilësore që na kanë dhuruar gjatë gjithë kampionatit gjithashtu iu uroj suksese në ndeshjen përcaktuese të së dielës, po ashtu pavarësisht epilogut përfundimtar mendoj se dyja ekipet e meritojnë daljen në Evropë dhe përfaqësimin e futbollit tonë në arenën ndërkombëtare, duke u bazuar në nivelin e gjithmbarshëm të organizimit dhe ndeshjeve që na kanë sjellur në kampionatin që po e lëmë pas”, thotë Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat