Bundesliga i përshëndet me një kujtim: 266 gola e 284 asistime

Futboll

Bundesliga i përshëndet me një kujtim: 266 gola e 284 asistime

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:12
Bundesliga i përshëndet me një kujtim: 266 gola e 284 asistime

Në “Allianz Stadium” do të jetë ndeshja e fundit për këtë sezon të Bundeligës për Bayern Munich, ku do të presë Eintracht Frankfurt dhe një barazim mjafton për t’u shpallur kampionë.

Kjo do jetë ndeshja e fundit për dy legjenda të klubit, Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen pas 10 vitesh në Bavari. 

29 gushti i vitit 2009 bëri bashkë Robben që ishte debutues dhe Ribery që sapo kishte filluar të zinte vend në formacion. Holandezi e nisi me dy gola ndaj Wolfsburgut dhe ishte pikërisht francezi që dha një asist për të, në atë fitore 3-0, shkruan telesport. Që prej asaj kohe dyshja u njoh me emrin “Robbery”, dhe në 10 vite së bashku kanë arritur të kapin numra të frikshëm. Janë plot 728 ndeshje të luajtura nga të dy lojtarë, ku kanë arritur të shënojnë 266 gola dhe të japin 284 asist. 

Për të bërë një fund më të bukur, Bundelsiga ka përgatitur një video të gjatë 9 minuta ku përshëndet largimin e dy legjendave nga Gjermania me të gjithë golat dhe asistmet e tyre që nga viti 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat