Kjo është vdekje për Fushë Kosovën!

Futboll

Kjo është vdekje për Fushë Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:42
Tabela e re

Fushë Kosova ka pësuar goditje shumë të rëndë nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës. FFK e ka qartësuar tani edhe renditjen e tabelës, kështu që Fushë Kosova nuk i ka më 34 pikë por 28 sosh dhe është në fund të renditjes, pothuajse edhe mund të bie nga Liga e Parë. Kjo është vdekje për ta si klub, sepse t’i ndodhë një gjë e tillë në javën e fundit, kjo është anormale për një klub me traditë dhe që as kishte guxuar t’i ndodhë!

“KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova. Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 6 (gjashtë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani”, shkruan në vendimin e KD të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat