Ronaldo zgjedh trajnerin e ri të Juventusit

Futboll

Ronaldo zgjedh trajnerin e ri të Juventusit

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:56
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Juventusit të nënshkruajë me Carlo Ancelottin, si zëvendësim të Massimiliano Allegrit.

Juventus të premten përmes një komunikate ka njoftuar se Massimiliano Allegri do të largohet në fund të sezonit.

Në mediet italiane tashmë janë duke qarkulluar shumë emra të njohur për të zëvendësuar 51 vjeçarin në stolin e kampionëve të Serie A.

Por, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo tashmë ka dëshirën e tij për stolin e Juventusit.

34 vjeçari u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit që të tentohet angazhimi i trajnerit të Napolit, Carlo Ancleotti.

CR7 asnjëherë se ka fshehur simpatinë për Carlo Ancelottin, me të cilin ka punuar te Real Madrid, ku kanë fituar edhe një titull të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat