Rashica brilant, Werderi gjunjëzon Leipzigun

Futboll

Rashica brilant, Werderi gjunjëzon Leipzigun

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:11
Milot Rashica edhe një herë çon në këmbë gjermanët

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka qenë brilant gjatë këtij edicionit, apo ndër lojtarët kryesor të Werder Bremenit. Werderi si vendas shënoi fitore me rezultat 2:1 në përballje me Leipzigun, në ndeshjen e javës së fundit të Bundesliga I.  Rashica edhe një herë çon në këmbë gjermanët. Ai shënon nga penalltia në minutën e 35-të për ekipin e Werderit dhe avancuan me 1:0.

Në minutën e 86-të, Mukiele e barazon rezultatin 1:1, ndërsa Pizarro shënon për fitoren 2:1 e Werderit pikërisht dy minuta pa përfunduar takimi. Duhet theksuar se në minutën e 54-të, Bruma humb penalltinë, gjuan mbi portën e Werderit. Rashica mbylli një edicion shumë të mirë me Werderin. Sulmuesi nga Kosova shënoi 9 gola gjatë këtij edicionit, kurse Werderi përfundoi në vend të nëntë me 53 pikë, ndërsa Leipzig është i treti me 66. Leipzig siguroi biletën për në garat e Champions League-s.

Liga e Gjermanisë
Schalke-Stuttgart    0:0 (0:0)
Werder-Leipzig    2:1 (1:0)
Freiburg-Nürnberg    5:1 (2:0)
Fortuna-Hannover    2:1 (0:0)
Bayern-Eintracht    5:1 (1:0)
M. Gladbach-Dortmund    0:2 (0:1)
Wolfsburg-    Augsburg    8:1 (3:0)
Hertha-Bayer    1:5 (1:2)
Mainz-Hoffenheim    4:2 (0:2)
Tabela
1. Bayern    34    24    6    4    78
2. Dortmund    34    23    7    4    76
3. Leipzig    34    19    9    6    66
4. Bayer    34    18    4    12    58
5. Monchengladbach    34    16    7    11    55
6. Wolfsburg    34    16    7    11    55
7. Eintracht    34    15    9    10    54
8. Werder    34    14    11    9    53
9. Hoffenheim    34    13    12    9    51
10. Fortuna    34    13    5    16    44
11. Hertha    34    11    10    13    43
12. Mainz    34    12    7    15    43
13. Freiburg    34    8    12    14    36
14. Schalke    34    8    9    17    33
15. Augsburg    34    8    8    18    32
16. Stuttgart    34    7    7    20    28
17. Hannover    34    5    6    23    21
18. Nurnberg    34    3    10    21    19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat