A do të largohet Bale? Ja si përgjigjet Zidane

Futboll

A do të largohet Bale? Ja si përgjigjet Zidane

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:58
Gareth Bale

E ardhmja e Gareth Bale tek Real Madrid është në një pikëpyetje të madhe.

Lojtari uellsian nuk ka arritur të bind trajnerin francez, Zinedine Zidane, me paraqitjet e tij dhe ai lehtë mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Spekulimet për të ardhmen e Bale po rriten çdo ditë e më shumë, me zërat që e lidhin me një kalim në Premierligë.

Lojtari ishte lënë jashtë skuadrës ‘Los Blancos’ në ndeshjet e fundit kundër Villarreal dhe Real Sociedad, dhe agjenti i tij Jonathan Barnett nuk ka qenë aspak i kënaqur me këtë.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, gazetarët kanë pyetur trajnerin Zidane nëse Bale do të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

“Bale do të jetë në listën e skuadrës nesër. Unë nuk do të them nëse ai do të luajë ose jo. Do ta shihni nesër” ka thënë fillimisht Zizou.

“A mund të jetë kjo ndeshja e tij e fundit me fanellën e Real Madrid? Nuk e di. Nuk mund ta them” ishin fjalët e trajnerit.

Gareth Bale ka startuar në vetëm 29 nga 42 paraqitjet që ka pasur këtë sezon me skuadrën nga kryeqyteti i Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat