Çudira në Kukësi-Skënderbeu

Futboll

Çudira në Kukësi-Skënderbeu

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:01
Çudira në Kukësi-Skënderbeu

Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar. Në Kamzë korrjen e barit e kanë lënë 10 minuta para fillimit të ndeshjes mes Kukësit dhe Skënderbeut.

Teksa skuadrat ishin duke kryer nxehmjen e zakonshme, makina korse e barit është futur në fushë për të vijuar punën. Një veprim i rrallë që nuk ishte parë më herët në stadiumet shqiptare. Mesa duket drejtuesit e stadiumit kanë harruar që bari duhej korrur teksa janë kujtuar në minutat e fundit.

Ky moment ka shkaktuar të qeshura tek tifozët e pranishëm në stadium, të cilët nuk u kursyen ironitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat