Udinese bën detyrën

Futboll

Udinese bën detyrën

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:53
Udinese bën detyrën

Udinese bën detyrën, mposht 3-2 Spal në Dacia Arena dhe hedh një hap të sigurtë drejt mbijetesës në kuotën e 40 pikëve. Në rast se Empoli nuk fiton të dielën ndaj Torinos atëherë friulanët do të jenë zyrtarisht të shpëtuar.

Mjaftoi një pjesë loje që Udinese të merrte tre pikët pasi vendasit realizuan 3-herë brenda pjesës së parë me Samir dhe dy herë me Okakan, por Petagna dhe Valotti me golat e tyre në fillimin e pjesës së dytë ja ndërlikuan disi gjërat skuadrës Tudor që gjithsesi rezistoi deri në fund duke marrë tre pikë të arta në garën për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat