Çekiçi shkëlqen në Slloveni, shënon dy gola

Futboll

Çekiçi shkëlqen në Slloveni, shënon dy gola

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:57
Çekiçi shkëlqen në Slloveni, shënon dy gola

Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në këtë fund-sezoni në kampionatin slloven të futbollit.

Ditën e sotme, për llogari të javës së 34-t, Olimpija Ljubljana fitoi 1:2 në transfertë ndaj Rudar, dhe ishte pikërisht pogradecari që shënoi një dopietë, për të përmbysur shifrat.

Vendasit patën shënuar me Tuçiç në minutën e 24-t, dhe rezultati mbeti i tillë dhe në pjesën e dytë. Por, Çekiçi shënoi fillimisht në minutën e 55-të, me të majtën teksa mori një top brenda zone.

Ndërkohë, përmbysjen e realizoi në minutën e 76-të, ku shumë pranë portës, ndërhyu dhe shtyu topin drejt rrjetës, për t’i dhënë 3 pikë Olimpijas, që tani e sheh veten në vendin e dytë me 66 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat