Van Persie përshkruan golin ndaj Aston Villa: Ishte ëndërr

Futboll

Van Persie përshkruan golin ndaj Aston Villa: Ishte ëndërr

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:09
Robin Van Persie

Sulmuesi holandez, Robin Van Persie, ka përshkruar një prej golave më të bukur të karrierës së tij.

Van Persie kishte shënuar një ‘volley’ të jashtëzakonshme kundër Aston Villas, në kohën kur mbronte ngjyrat e Manchester United.

Në vitin 2013 kur Man Utd fitoi titullin e Premierligës, goli i Van Persie kishte një vlerë të madhe, dhe lojtari është kthyer në kohë për ta përshkruar atë moment.

“Kishte shumë momente speciale gjatë rrugës, por me gjasë më speciali ishte nata kur fituam titullin kundër Asston Villas” ka thënë Van Persie.

“Kur shoh prapa në momentet më të mira të karrierës, ajo natë ngjitet shumë lartë.  Para ndeshjes, Wayne dhe unë kemi pasur një diskutim të vogël në fushë dhe biseduam për të më gjetur prapa vijës së mbrojtjes së tyre. Ne punonim edhe në stërvitje.”

“Fillimisht bën vrapimin për hapësirën. Pastaj, kur ke hapësirën, ti duhet të numërosh hapat, sepse nëse hapi im i fundit është shumë i madh apo shumë i vogël, pastaj nuk mund të lidhem mirë. Unë duhet të shoh shpejtë se ku do të shkoj topi. Pastaj, vetëm para se të godas duhet të shoh portën. Sigurisht pasimi duhet të jetë i mirë.”

“Për mua, ai gol ishte një ëndërr” ka thënë Van Persie ndër të tjerash për faqen zyrtare të Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat