Ferizaj as vet nuk po beson se si shpëtuan mrekullisht!

Futboll

Ferizaj as vet nuk po beson se si shpëtuan mrekullisht!

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:25
Ferizaj as vet nuk po beson se si shpëtuan mrekullisht!

Pak kush kishte besuar se Ferizaj do t’i ikë barazhit, por puna e madhe nga kryesia e klubit në krye me kryetarin Mustafë Grainca dhe kryetrajnerin Bylbyl Sokolin, ia dolën! Ferizaj tani renditet në vend të pestë me 43 pikë dhe ka siguruar ekzistencën në elitë. Ferizaj as vet nuk po beson se si shpëtuan mrekullisht!
“Të dielën zhvillohet ndeshja e fundit për këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll ku skuadra jonë e pret Gjilanin, ku si synim kemi fitoren që të vazhdojmë me formën e mirë që e kemi, dhe ta arrijmë fitoren e 7-të radhazi, për t'u konfirmuar si skuadra më në formë në sezonin pranveror në vendin tonë.
Të dielën të gjitha rrugët dërgojnë drejtë stadiumit, ku pritët të ketë spektakël nga tifogrupi ynë Ujqit dhe futbollistët tanë brenda fushës. Këta djelmosha meritojnë përkrahje të madhe prej qytetit, pas ecurisë fantastike që kanë treguan në këto ndeshjet e fundit.
Andaj të dielën ju ftojmë të gjithë qytetin të jemi së bashku në stadium, ta mbyllim këtë sezon me fitore dhe spektakël”, bëhet e ditur nga KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat