Kështu i grahin flisë Ferizaj, e kanë merituar për një arsye!

Futboll

Kështu i grahin flisë Ferizaj, e kanë merituar për një arsye!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:35
Kështu i grahin flisë Ferizaj, e kanë merituar për një arsye!

Fotografi simpatike dhe me një ushqim tradicional, flija e cila pëlqehet shumë! Drejtuesit e klubit të futbollit Ferizajt shihen duke ngrënë fli, sepse edhe e kanë merituar për faktin se më në fund ia dolën që ta sigurojnë mbijetesën.   
“Kryetari shtron iftar lojtarëve. Kryetari i klubit, Mustafë Grainca i ka shtruar një iftar të këndshëm shtabit teknik dhe futbollistëve, në prag të ndeshjes me Gjilanin.
Atmosfera brenda klubit është mjaftë e mirë, dhe kjo është edhe çelësi i suksesit tonë”, shkruan në faqen e KF Ferizajt. Ferizaj ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit dhe tani me qetësi e presin Gjilanin, në takimin që luhet nesër në orën 16.00. Ferizaj renditet më vend të pestë me 43 pikë. 
Aty shihet në foto edhe Ilaz Mjaku, zyrtar në FFK  por mjaft gazmor! Një atmosferë për lakmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat